Artikull
Parashikimi i motit për fundjavën
Fronti i ftohtë me reshje do të përfshijë gjithë vendin
Premte 17 Prill 2026 19:15
Premte, 17 Prill 2026, 19:15
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të shtunën, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 5 dhe 10°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 7°C. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë të dendura, të shoqëruara me shi, ndërsa fillimisht në Bullgarinë Perëndimore, e më vonë gjatë ditës edhe në pjesët e tjera të vendit do të ketë reshje të shkurtra, përkohësisht intensive, të shoqëruara me bubullima. Do të ketë kushte edhe për breshër. Fenomenet më të theksuara do të jenë në zonat malore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 15 deri në 20°C, ndërsa në kryeqytet rreth 17°C.
Në bregdetin e Detit të Zi vranësirat do të jenë të dendura dhe deri në mesditë priten reshje shiu. Do të fryjë erë e fortë. Temperaturat maksimale do të jenë 14–15°C. Temperatura e ujit të detit është rreth 11–12°C, ndërsa deti do të jetë me dallgëzim mbi 3 ballë.
Në zonat malore vranësirat do të jenë të dendura, ndërsa në shumë rajone do të ketë reshje intensive dhe bubullima. Fenomenet më të theksuara do të jenë në masivet e Bullgarisë Jugperëndimore. Mbi rreth 1800 metra reshjet do të jenë në formë bore. Do të fryjë erë e moderuar deri e fortë nga veriu-verilindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 8°C, ndërsa në 2000 m rreth 2°C.
Të dielën, para mesditës, në Bullgarinë Lindore ende do të ketë reshje shiu, ndërsa rreth mesditës reshjet kudo do të pushojnë, vranësirat do të shpërbëhen dhe do të zvogëlohen duke sjellë mot kryesisht me diell.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova