MUZIKË

Artikull

BNR me “Grand Prix” dhe çmime të tjera prestigjoze në Bratislavë

Premte, 17 Prill 2026, 17:06

Ambasadorja Snezhana Joveva‑Dimitrova merr çmimet në emër të Bullgarisë

Ambasadorja Snezhana Joveva‑Dimitrova merr çmimet në emër të Bullgarisë

FOTO: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Sllovaki

Madhësia e shkronjave

Mbrëmë vonë përfundoi edicioni i XII‑të i konkursit prestigjioz ndërkombëtar për incizime radiofonike folklorike “Grand Prix Svetozar Straçina”. Fitues i çmimit të madh është një regjistrim i Radios Kombëtare Bullgare. Rezultatet u shpallën në Studion e Madhe Koncertale të Radios Sllovake në Bratislavë, ku u mbajt edhe një koncert festiv, njofton ambasada e Republikës së Bullgarisë në Sllovaki. Në edicionin e sivjetshëm të bienales së folklorit morën pjesë 14 shtete me gjithsej 31 incizime. Juria е autoritetshme ndërkombëtare, e kryesuar nga etnomuzikologu sllovak Prof. Bernard Garaj, i akordoi çmimin e madh regjistrimit “Në çarshi” nga prodhimi i Radios Kombëtare Bullgare.

FOTO: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Sllovaki

Çmimi iu dorëzua Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Bullgarisë në Sllovaki, Snezhana Joveva-Dimitrova. "Në çarshi" fitoi gjithashtu një çmim për regjistrimin më të mirë në kategorinë "Folklor i përpunuar".

Juria ndërkombëtare dorëzoi gjithashtu katër çmime të tjera. Çmimi për performancën më të mirë iu dha regjistrimit "Hëvzja është e shtrirë e sëmurë" nga Radioja Kombëtare Bullgare, ku juria theksoi performancën virtuoze të Roman Romanov. 

Konkursi ndërkombëtar “Grand Prix Svetozar Stracina” zhvillohet çdo dy vjet dhe është një platformë e konsoliduar për paraqitjen e formave të ndryshme të muzikës folklorike – nga ato autentike dhe tradicionale, deri tek interpretimet bashkëkohore artistike. 

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare

FOTO: BNR

“Folklori bullgar është një pasuri që bota e ka vlerësuar prej kohësh. Ndërsa çmimet e marra nga Bullgaria, nëpërmjet BNR‑së, dëshmojnë vlerën dhe kontributin unik të Bullgarisë në hapësirën kulturore botërore”, komentoi për Radio Bullgarinë ambasadorja jonë në Sllovaki, Snezhana Joveva‑Dimitrova. 

Gjatë një bisede me drejtorin e përgjithshëm të BNR‑së, Milen Mitev, ajo e ka uruar institucionin që ai drejton për këtë vlerësim. Të dy kanë diskutuar gjithashtu mundësinë për iniciativa të përbashkëta në të ardhmen në mbështetje të kulturës dhe artit bullgar.

Më poshtë mund të dëgjoni edhe incizimin që fitoi çmimin e madh në Bratislavë - "Në çarshi" të interpretuar nga Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, dirigjent - Dimitër Hristov.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva