SPORT

Artikull

Iva Ivanova është në gjysmëfinalet e singlit në turneun e tenisit në Tunizi

Premte, 17 Prill 2026, 17:56

Iva Ivanova

Iva Ivanova

FOTO: bgtennis.bg

Madhësia e shkronjave

Iva Ivanova ka arritur në gjysmëfinalet e singlit në një turne tenisi në fushë të fortë në Monastir (Tunizi), me fond shpërblimi prej 15 mijë dollarësh.

Bullgarja 19‑vjeçare, e cila luan si e renditur me numrin 6 në skemë, e mposhti bindshëm me “wild card” pjesëmarrësen Madelief Hageman (Holandë) me 6:1, 6:4 për një orë e 17 minuta.

Në fazën gjysmëfinale, bullgarja do të përballet me të renditurën me numrin 4, Verena Meliss (Itali).

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva