Artikull
Të ardhurat e familjeve janë rritur 2.8 herë në 10 vjet, shpenzimet – 2.7 herë
Premte 17 Prill 2026 18:28
Premte, 17 Prill 2026, 18:28
FOTO: Radio Vidin
Madhësia e shkronjave
Në vitin 2025, të ardhurat
totale vjetore mesatare për person në një familje janë 14 403 leva dhe rriten
me 12.0%, krahasuar me vitin 2024. Gjatë dhjetë viteve të fundit (2016–2025),
të ardhurat totale mesatare për person janë rritur 2.8 herë, tregojnë të dhënat
e Institutit Kombëtar të Statistikave
Në vitin 2025, familjet
bullgare kanë shpenzuar mesatarisht 12 661 leva për person, që është 8.1% më
shumë krahasuar me vitin 2024. Për periudhën 2016–2025, shpenzimet e familjeve
janë rritur 2.7 herë.
Pesha relative e shpenzimeve konsumuese nga shpenzimet totale të familjeve bie nga 82.6% në vitin 2016 në 80.4% në vitin 2025. Pesha e shpenzimeve për ushqime dhe pije joalkoolike nga shpenzimet totale në vitin 2025 është 29.3%, që është 1.5 pikë përqindje më pak krahasuar me vitin 2016.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva