LAJME

Artikull

BNB hedh në qarkullim një monedhë argjendi “150 vjet nga Kryengritja e Prillit”

Shtunë, 18 Prill 2026, 04:00

BNB hedh në qarkullim një monedhë argjendi “150 vjet nga Kryengritja e Prillit”

FOTO: BNB

Madhësia e shkronjave

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) do të hedhë në qarkullim më 20 prill një monedhë koleksionuese prej argjendi “150 vjet nga Kryengritja e Prillit”. Monedha ka vlerë nominale 10 euro, emetim 2026, nga seria “Rilindja Bullgare”. Çmimi i saj në momentin e hedhjes në qarkullim është 144 euro (281.64 leva). 

Në anën e përparme të monedhës, në qendër, është paraqitur emblema e BNB-së me vitin “1879” mbi shirit, poshtë saj – Ura e Pushkës së Parë në qytetin Koprivshtica, viti i emetimit “2026” dhe vlera nominale “10 euro”. Përreth ka mbishkrimin “Banka Kombëtare Bullgare” dhe një rreth me kokrra dekorative. 

Në anën e pasme të monedhës është paraqitur një flamur me mbishkrimin “Liri a vdekje” dhe një luan me kurorë; poshtë tij është shkruar viti “1876” me degë dafine. Përreth ka mbishkrimin “150 vjet nga Kryengritja e Prillit” dhe një rreth me kokrra dekorative. Autor i projektit artistik është Svetlin Balezdrov.


Mësoni më shumë për Kryengritjen e Prillit nga arkivi i Radio Bullgarisë
:

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva