MUZIKË

Artikull

Grupi “Eterea” frymëzohet nga burimi për këngën “Ujë”

Hënë, 20 Prill 2026, 20:00

Grupi “Eterea” frymëzohet nga burimi për këngën “Ujë”

FOTO: Facebook/TRIGAIDA

Madhësia e shkronjave

Tradita jeton në bashkëkohësi – këtë na e dëshmon muzika e grupit “Eterea”. Ai bashkon muzikantë nga zhanre të ndryshme, të bashkuar nga dashuria për folklorin bullgar. I frymëzuar nga xhazi, funk-u, roku, ambienti dhe ndikimet psikedelike, grupi krijon një tingull shumë­shtresor, që tingëllon njëkohësisht i lashtë dhe modern.

Gjatë pothuajse një viti ekzistencë, grupi “Eterea” tashmë ka fituar admiruesit e vet dhe së fundmi prezantoi këngën e tretë – “Ujë (“Voda”), të krijuar së bashku me producentin muzikor Ivan Shopov dhe këngëtaren Asja Pinçeva.

“Ujë” bazohet në krijimtari popullore, të përpunuar nga Simona Stanoeva dhe Asja Pinçeva. Në tingullin e përgjithshëm kontribuon edhe aranzhimi, vepër e Ivan Shopov, Kallojan Paunov dhe Zhaklin Dishliev.

 

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva