POLITIKË

Seksion

Dita e reflektimit para zgjedhjeve parlamentare të 19 prillit

Shtunë, 18 Prill 2026, 05:30

Dita e reflektimit para zgjedhjeve parlamentare të 19 prillit

FOTO: Arkiva

Madhësia e shkronjave

Sot në Bullgari është Dita e reflektimit përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për Kuvendin Popullor të 52-të. Në këtë ditë është e ndaluar propaganda zgjedhore, si edhe publikimi i të dhënave të reja sociologjike që mund të ndikojnë në votim.


Qytetarët bullgarë do t’u drejtohen kutive të votimit më 19 prill, pas një tjetër krize politike dhe dorëheqjes së qeverisë së Rosen Zheljazkov më 11 dhjetor 2025, e cila pasoi protesta masive në vend. Ky votim është një tjetër në serinë e shtatë zgjedhjeve të parakohshme që nga viti 2021.


Fushata zgjedhore u zhvillua nën shenjën e pasigurisë ekonomike në sfondin e problemeve globale. Temat kryesore në retorikën e kandidatëve për deputetë ishin inflacioni në rritje dhe çmimet e larta të karburanteve, që çojnë në një fuqi blerëse gjithnjë e më të ulët të popullsisë, qëndrimi ndaj luftërave në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, lufta kundër korrupsionit dhe nevoja për reformë në drejtësi. Megjithatë, debatet reale me përballje të formulave konkrete për qeverisjen e vendit praktikisht munguan.


Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello