Seksion
Shtunë 18 Prill 2026 08:05
Shtunë, 18 Prill 2026, 08:05
FOTO: Facebook/ Vesko Eshkenazi
Madhësia e shkronjave
Emri i violinistit virtuoz Vesko Eshkenazi tashmë është pjesë e murit të nderit në sallën me famë botërore holandeze “Concertgebouw”. Ju kujtojmë se në vitin 1999, muzikanti bullgar fitoi konkursin për koncertmaestër të kësaj orkestre prestigjioze simfonike.
“Sot emri im u vendos zyrtarisht në murin e nderit në sallën e ‘Concertgebouw’ në Amsterdam — një vend që do të mbetet përgjithmonë pjesë e rrugëtimit tim. Është e vështirë të përshkruaj me fjalë emocionin dhe mirënjohjen që ndiej në këtë moment. Kanë kaluar 25 vite të paharrueshme, të mbushura me muzikë të nivelit më të lartë botëror, të ndarë me muzikantë të jashtëzakonshëm dhe publik në mbarë botën. Të jem koncertmaestër i kësaj orkestre është një nder dhe përgjegjësi që kanë formësuar jo vetëm karrierën time, por edhe mua si artist”, shprehet Eshkenazi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello