POLITIKË

Artikull

Votimi jashtë vendit – 493 qendra në 55 shtete

Dielë, 19 Prill 2026, 01:48

Votimi jashtë vendit – 493 qendra në 55 shtete

FOTO: Arkiva

Madhësia e shkronjave

Qytetarët bullgarë që jetojnë jashtë vendit janë pjesëmarrës me të drejta të plota në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen sot në vend. Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor këtë vit, parlamenti kufizoi në 20 numrin e qendrave të votimit jashtë përfaqësive diplomatike dhe konsullore në shtetet jashtë Bashkimit Evropian. Si rezultat, në vende si Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, ku tradicionalisht bullgarët janë shumë aktivë, numri i qendrave të votimit tani është dukshëm më i vogël.


Për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, nuk do të ketë qendra votimi në Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Kuvajt, Arabi Saudite, Izrael, Jordani dhe Iran. Kështu, në këto zgjedhje bashkatdhetarët tanë jashtë vendit do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës në 493 qendra në 55 shtete.


Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello