LAJME

Artikull

Zgjedhjet parlamentare - 19 prill 2026

PASE vlerësoi pozitivisht punën e KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve

Dielë, 19 Prill 2026, 09:48

PASE vlerësoi pozitivisht punën e KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve

FOTO: KQZ

Madhësia e shkronjave

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dha një vlerësim pozitiv për punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe theksoi përgatitjen e mirë të procesit zgjedhor. Përfaqësues të të dy institucioneve u takuan në prag të zgjedhjeve të teta radhazi parlamentare në vendin tonë gjatë pesë viteve të fundit. KQZ u paraqiti vëzhguesve të PASE-së gatishmërinë për zhvillimin e votimit – dokumentacionin zgjedhor dhe procesin e shpërndarjes së makinave të votimit dhe fletëvotimeve në letër drejt administratave rajonale dhe komisioneve të qendrave të votimit në vend dhe jashtë vendit. Nga komisioni deklaruan se në këto zgjedhje ka më shumë vëzhgues të regjistruar, gjë që do të kontribuojë për një nivel më të lartë publiciteti dhe transparence. Për më tepër, është krijuar një hartë zgjedhore interaktive, e cila ndihmon në informimin më të mirë për procesin e votimit.

Ndërkohë, për herë të parë pas ndryshimeve të vitit 1989, Brukseli dhe Uashingtoni po e ndjekin me shqetësim rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vendin tonë, njofton agjencia. Dhjetëra janë publikimet në media prestigjioze që informojnë për ndikim të huaj gjatë fushatës parazgjedhore, përfshirë edhe shërbime të lidhura me Kremlinin. Në analizat shtrohet gjithashtu pyetja nëse në vendin tonë do të shfaqet një aktor i ri si ish-kryeministri hungarez Viktor Orbán.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova