LAJME

Artikull

Zgjedhjet parlamentare - 19 prill 2026

Pjesëmarrja në votime në ditën e zgjedhjeve – të dhëna nga Agjencia “Mjara”

Rinovuar

Dielë, 19 Prill 2026, 19:57

Pjesëmarrja në votime në ditën e zgjedhjeve – të dhëna nga Agjencia “Mjara”

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Deri në orën 19:00, pjesëmarrja mesatare e votuesve në vend është 44,9%.

Pjesëmarrja në votime në ditën e zgjedhjeve – të dhëna nga Agjencia “Mjara”

FOTO: Agjencia "Mjara"

Deri në orën 17:00, pjesëmarrja mesatare e votuesve në vend është 38.6%, sipas të dhënave nga agjencia sociologjike "Mjara", partnere e Radios Kombëtare Bullgare gjatë pasqyrimit të votës.

Pjesëmarrja në votime në ditën e zgjedhjeve – të dhëna nga Agjencia “Mjara”

FOTO: Agjencia "Mjara"

Deri në orën 15:00, pjesëmarrja mesatare në votime për vendin është 31.8%, sipas të dhënave të Agjencisë Sociologjike “Mjara”, partnere e Radios Kombëtare Bullgare në pasqyrimin e votimit.

Pjesëmarrja në votime në ditën e zgjedhjeve – të dhëna nga Agjencia “Mjara”

FOTO: Agjencia “Mjara”

Sipas të dhënave te ora 13:00, pjesëmarrja mesatare në votime për vendin është 23.6%, tregojnë të dhënat e Agjencisë Sociologjike “Mjara”, partnere e Radios Kombëtare Bullgare në pasqyrimin e procesit të votimit.

Pjesëmarrja në votime në ditën e zgjedhjeve – të dhëna nga Agjencia “Mjara”

FOTO: Agjencia “Mjara”

Pjesëmarrja në votime në orën 11:00 është rritur në 13,6%, njofton agjencia sociologjike “Mjara”.

Pjesëmarrja në votime në ditën e zgjedhjeve – të dhëna nga Agjencia “Mjara”

FOTO: Agjencia “Mjara”

Sipas të dhënave në orën 09:00, pjesëmarrja mesatare në votime për vendin është 4.6%, tregojnë të dhënat e Agjencisë Sociologjike “Mjara”, partnere e Radios Kombëtare Bullgare në pasqyrimin e procesit zgjedhor. 

 


Pjesëmarrja në votime në ditën e zgjedhjeve – të dhëna nga Agjencia “Mjara”

FOTO: Agjencia “Mjara”

Më 19 prill, qytetarët bullgarë brenda vendit dhe jashtë tij zgjedhin përbërjen e parlamentit me 240 deputetë.

Votimi në Bullgari është i detyrueshëm dhe kryhet personalisht nga zgjedhësi si përmbushje e detyrës së tij qytetare. Megjithatë, në praktikë nuk ka sanksion funksional për ata që nuk votojnë.

Të drejtën e votës mund ta ushtrojë çdo qytetar bullgar që ka mbushur moshën 18 vjeç, që nuk është vendosur nën kujdestari ligjore dhe nuk po vuan dënim me heqje lirie. Personat me status banimi të përhershëm në vend, të cilët nuk janë shtetas bullgarë, nuk kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet parlamentare.

Qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve janë të hapura deri në orën 20:00.


Redaktoi: Diana Cankova, Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova, Vesella Mançeva