LAJME

Artikull

Zgjedhjet parlamentare - 19 prill 2026

93 sinjale u paraqitën në Ministrinë e Brendshme ditën e zgjedhjeve

Dielë, 19 Prill 2026, 12:41

Georgi Kande

Georgi Kande

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Nëntëdhjetë e tre sinjalizime të paraqitura dhe tetë procedime paraprake të hapura përbëjnë bilancin e deritanishëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë ditës së zgjedhjeve, bëri të ditur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Facebook sekretari i përgjithshëm i ministrisë, Georgi Kandev. Sot, qytetarët bullgarë votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Georgi Kandev deklaroi se në ruajtjen e komisioneve të qendrave të votimit marrin pjesë 15 408 punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme. “Gjatë kësaj dite do të jemi në detyrë dhe do të luftojmë pa kompromis kundër të gjitha shkeljeve dhe veprave penale”, theksoi ai. Sekretari i përgjithshëm i ministrisë njoftoi gjithashtu për një rast nga dita e djeshme në fshatin Mikre, në rajonin e Bllagoevgradit. Një burrë dhe një grua janë ndaluar pasi kanë kërcënuar dëshmitarë në një procedim paraprak për blerje votash. Ndërkohë, në zonën e Bllagoevgradit, një automjet në të cilin udhëtonte një kandidat për deputet është shtrënguar nga dy automjete tip xhip, dhe autorët janë arrestuar.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

 





Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova