Artikull
Zgjedhjet parlamentare - 19 prill 2026
Ilijana Jotova voton për një qeveri me zë të fortë dhe ndikues
Dielë 19 Prill 2026 13:30
Dielë, 19 Prill 2026, 13:30
Ilijana Jotova
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Votova që së shpejti të kemi një Kuvend Popullor funksional, që të zgjidhet shpejt kryesia e tij, të mos jemi sërish dëshmitarë të pazarllëqeve dhe vonesave, siç ka ndodhur herët e tjera, dhe të kemi një qeveri të shpejtë dhe të fortë, sepse problemet nuk presin”, deklaroi para gazetarëve nënpresidentja e Bullgarisë Ilijana Jotova, pasi dha votën e saj me makinë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ajo ndau gjithashtu se ka pasur një problem me makinën e votimit. “Letra brenda ishte bllokuar, por e rregulluan për disa sekonda. Gjithmonë kam pasur besim te votimi me makinë dhe gjithmonë kam votuar në këtë mënyrë. Kjo është teknikë, nuk mendoj se ka qëllim të keq”, tha ajo.
Sipas saj, sa më shpejt duhet të ketë një buxhet normal, funksional dhe të rregullt të vendit, sepse shumë sisteme aktualisht janë të bllokuara. “Duhet të bëjmë që qeveria të ketë një zë të fortë dhe me ndikim mes partnerëve tanë evropianë dhe familjes evropiane; zhvillimet ndërkombëtare janë të vështira – konflikte nga të gjitha anët, dhe duhet të dalim nga kjo krizë së bashku”, shtoi ajo.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova