LAJME

Artikull

Zgjedhjet parlamentare - 19 prill 2026

Andrej Gjurov votoi për një Bullgari evropiane

Dielë, 19 Prill 2026, 14:29

Andrej Gjurov

Andrej Gjurov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

“Votova për një vend në të cilin në parlament hyhet me ide, me politika, e jo me tufa parash në brez”, deklaroi para gazetarëve kryeministri në detyrë Andrej Gjurov, i cili ushtroi të drejtën e tij të votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bllagoevgrad. Ai shtoi se ka dhënë votën për një shtet në të cilin politikanët qeverisin me sjellje të denjë dhe nuk e humbasin kontrollin mbi veten, ndërsa policia punon me nder dhe dinjitet sipas ligjit dhe nuk largohet kur situata bëhet e tensionuar. Andrej Gurov tha gjithashtu se ka votuar për një shtet në të cilin prokuroria heton sinjalizimet e qytetarëve, për një Bullgari evropiane, në të cilën njerëzit ecin me kokën lart dhe askush nuk mund t’i shtypë apo t’i poshtërojë. “Është shumë e rëndësishme që të gjithë qytetarët bullgarë sot të dalin të votojnë, për të treguar se në fakt njerëzit e lirë dhe zëri i tyre janë më të fortë se çdo përpjekje e ulët për manipulim zgjedhjesh”, tha kryeministri.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova