LAJME

Artikull

Zgjedhjet parlamentare - 19 prill 2026

Në rast grumbullimi të votuesve, mund të zgjatet votimi jashtë vendit

Dielë, 19 Prill 2026, 15:15

Në rast grumbullimi të votuesve, mund të zgjatet votimi jashtë vendit

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Nuk ka sinjale për probleme me procesin e votimit jashtë vendit, ndërsa synimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme është organizimi i zgjedhjeve të ndershme, deklaroi zëvendësministri RadI Najdenov në një konferencë për shtyp në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ligjvënësit kanë vendosur disa kufizime në numrin e qendrave të votimit jashtë vendit. “Jemi përpjekur që aty ku ekzistojnë kushtet në përfaqësitë diplomatike, të hapim më shumë qendra votimi, në mënyrë që të lehtësojmë zhvillimin e zgjedhjeve”, tha Najdenov.

Ai shtoi se ka gatishmëri për zgjatjen e ditës së votimit atje ku është e nevojshme. Sipas tij, në vendet ku ka komunitete më të mëdha bullgare, si Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, është normale të ketë grumbullim votuesish. “Le të mos i frikësojmë njerëzit me radhë dhe grumbullime, por t’i inkurajojmë të votojnë – kjo është më e rëndësishmja”, bëri thirrje zëvendësministri i punëve të jashtme.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova