Artikull
Dielë 19 Prill 2026 15:40
Dielë, 19 Prill 2026, 15:40
Stiliana Nikollova
FOTO: BТА
Madhësia e shkronjave
Stiliana Nikollova fitoi medalje argjendi në finalen me rreth dhe medalje bronzi me top në Kupën e Botës në gjimnastikë ritmike në Baku (Azerbajxhan). Të shtunën, më 18 prill, ajo mori gjithashtu medalje bronzi në shumëgarësh. Shtabi bullgar paraqiti një ankesë për një pjesë të vlerësimit të jurisë, por ajo u hodh poshtë.
Fituesja në ushtrimin me rreth u shpall kampionia evropiane Taisiia Onofriiçuk, ndërsa në vendin e tretë u rendit rusja me status neutral Sofia Ilteriakova.
Më vonë, të dielën më 19 prill, ansambli i femrave i Bullgarisë është finalist në ushtrimet me tre rrathë dhe dy palë shkopinjsh.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova