Artikull
Dielë 19 Prill 2026 18:08
Dielë, 19 Prill 2026, 18:08
FOTO: Reuters
Madhësia e shkronjave
Pjesëmarrje e lartë në zgjedhje raportojnë përfaqësuesit e komunitetit bullgar në Zvicër, të cilët sot kanë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në 10 qytete, ndërsa vetëm në dy qendra votimi votohet me pajisje elektronike. Koordinatorët e zgjedhjeve nga qendrat e votimit në Cyrih dhe në qytetin San Gallen njoftuan për Radio Bullgarinë se deri në orën 13:30 sipas kohës vendore ishte arritur pjesëmarrja e regjistruar për të gjithë ditën në zgjedhjet e mëparshme të tetorit 2024. Vetëm në dy qendrat e votimit në Cyrih deri në mesditë kanë votuar gjithsej 750 bullgarë.
Në Zvicër vërehet pjesëmarrje jo vetëm mes të rinjve bullgarë që studiojnë atje, por edhe në të gjitha brezat. Votuesi më i moshuar këtë mëngjes, për shembull në qendrën e votimit në Lokarno, është 76 vjeç. Kujtojmë se në Zvicër jetojnë mbi 40 mijë bullgarë, ndërsa gjysma e tyre ndodhen në kantonin e Cyrihut.
FOTO: BGNES
Karakteristike për komunitetin në Zvicër është profili i lartë intelektual i bashkatdhetarëve që jetojnë atje. Mbi 100 janë shkencëtarët bullgarë që punojnë në Organizatën Evropiane për Kërkime Bërthamore në Gjenevë.
Motoja e këtyre zgjedhjeve të parakohshme për bullgarët në Zvicër është: “Bullgaria voton, voto edhe ti! Ti je Bullgaria!”.
Në territorin e vendit janë hapur 11 qendra votimi, ndërsa 2 prej tyre ndodhen në Cyrih. Nga një qendër votimi ka në përfaqësitë diplomatike në Bernë dhe në Gjenevë. Të tjerat ndodhen në Cug, Bazel, Lozanë, Kroiclingen, Lucernë, Lokarno dhe Sankt Gallen.
Një fakt interesant është se bullgarë nga Italia e Veriut kanë zgjedhur të votojnë në qendrën e votimit në Lokarno, duke ndarë se në këtë mënyrë shmangin grumbullimin e votuesve në Milano, ku gjithashtu jeton një numër i madh bashkatdhetarësh.
Qendrat e votimit në Zvicër dhe përgjithësisht jashtë vendit edhe këtë herë organizohen nga përfaqësues të komunitetit bullgar në vendet përkatëse dhe zgjedhjet zhvillohen nga koordinatorë të zgjedhjeve dhe vullnetarë, përfaqësues të komuniteteve vendore.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova