LAJME

Artikull

Zgjedhjet parlamentare - 19 prill 2026

MPJ: Vërejmë një pjesëmarrje jashtëzakonisht të lartë në votimet jashtë vendit

Dielë, 19 Prill 2026, 19:01

Rasi Najdenov në konferencën në MPJ

Rasi Najdenov në konferencën në MPJ

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

“Vërejmë një pjesëmarrje jashtëzakonisht të lartë në votime. Këtë e deklaroi në një konferencë në MPJ zëvendësministri i punëve të jashtme Radi Najdenov. 

Jashtë vendit dallohet një preferencë për të votuar me makina dhe jo me fletëvotime letre. 

Bullgarët jashtë vendit votojnë në 493 qendra në 55 shtete. Ka 130 makina në 19 shtete. Vetëm një makinë ka dhënë defekt.

Najdenov shprehu mirënjohje të veçantë për të gjithë qytetarët bullgarë dhe vullnetarët që e bënë të mundur organizimin e qendrave të votimit jashtë Bullgarisë.”

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva