Artikull
Parashikimi i motit për 20 prillin 2026
Mot i ngrohtë me reshje afatshkurtra dhe bubullima
Hënë 20 Prill 2026 05:45
Hënë, 20 Prill 2026, 05:45
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të hënën nëpër vend do të kalojë një çrregullim atmosferik. Dita do të fillojë me mot kryesisht me diell, por që para mesditës nga perëndimi drejt lindjes do të zhvillohet vranësirë në rritje, me re dhe reshje shiu. Rreth dhe pasdite, në disa vende do të ketë reshje afatshkurtra të shoqëruara me bubullima. Ka mundësi për breshër.Era do të jetë e lehtë deri mesatare; para mesditës nga jug-jugperëndimi, ndërsa rreth mesditës do të kthehet nga veriperëndimi dhe do të forcohet, më vonë në Bullgarinë Lindore. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 19° dhe 24°, përgjatë bregdetit të Detit të Zi – ndërmjet 15° dhe 18°, në Sofje – rreth 20°.
Mbi malet do të zhvillohet vranësirë me reshje shiu. Rreth mesditës dhe pasdite, në disa vende do të ketë reshje afatshkurtra shiu, ndërsa mbi 2000 m – reshje bore. Në disa zona të veçanta, kryesisht në malet e gjysmës lindore të vendit, reshjet do të shoqërohen me bubullima. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa pasdite edhe e fortë nga perëndim-veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 12°, ndërsa në 2000 m – rreth 4°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, para mesditës moti do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të zhvillohet vranësirë me reshje shiu, dhe do të ketë reshje afatshkurtra, në disa vende të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa pasdite dhe përkohësisht e fortë nga jug-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 15° dhe 18°, ndërsa temperatura e ujit të detit – 11°–12°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova