Artikull
Qarkullimi është i rënduar në kufi për automjetet e mallrave drejt Turqisë
Hënë 20 Prill 2026 09:01
Hënë, 20 Prill 2026, 09:01
FOTO: BTA, arkiv
Madhësia e shkronjave
Trafiku në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo” është jashtëzakonisht intensiv për automjetet e mallrave në drejtim të Turqisë, njoftoi Policia Kufitare. Kalimi është normal në të gjitha pikat dhe vendkalimet kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë. Në vendkalimin Ruse – Gjurgjevo po kryhen punime riparimi në pjesën bullgare të urës mbi Danub dhe qarkullimi rregullohet në një korsi.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur 16 aksidente të rënda, ku janë lënduar 21 persona, njoftojnë nga Policia Rrugore. Që nga fillimi i muajit kanë ndodhur 256 aksidente, ku kanë humbur jetën 17 persona dhe janë plagosur 318. Që nga fillimi i vitit, aksidentet e rënda janë 1498, të vdekurit janë 107, ndërsa të plagosurit 1864. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i viktimave në rrugë është rritur me 9 persona.
Më 20 prill, në rrjetin rrugor kombëtar do të kalojnë autokolona me mjete ushtarake drejt poligonit stërvitor “Novo SelLo”. Autokolonat do të shoqërohen nga Policia Ushtarake.
Redaktoi: Ivo
Ivanov Përgatiti në
shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova