Artikull
Zgjedhjet parlamentare - 19 prill 2026
Përfundoi votimi për parlamentin jashtë vendit
Hënë 20 Prill 2026 09:12
Hënë, 20 Prill 2026, 09:12
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Dita e zgjedhjeve jashtë vendit përfundoi në orën 6 sipas kohës bullgare, njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme. Të fundit që ushtruan të drejtën e votës ishin në qendrat e votimit në SHBA, në shtetet Arizona, Kalifornia, Nevada dhe Uashington, si dhe në qytetin kanadez Vankuver.
Sipas informacioneve nga përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, të gjitha qendrat e votimit në mbarë botën e kanë përfunduar me sukses procesin dhe kanë dorëzuar rezultatet zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Qytetarët bullgarë patën mundësinë të votojnë në gjithsej 493 qendra votimi në 55 shtete, ku numri më i madh i tyre ishte në Evropë.
Zgjedhjet jashtë vendit për anëtarët e Legjislaturës së 52-të të Kuvendit Popullor filluan në orën 22 sipas kohës bullgare më 18 prill.
Redaktoi: Ivo
Ivanov Përgatiti në
shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova