LAJME

Artikull

Zgjedhjet parlamentare - 19 prill 2026

“Bullgaria Progresive” fiton votimin jashtë vendit, DPS fiton në Turqi

Hënë, 20 Prill 2026, 11:06

“Bullgaria Progresive” fiton votimin jashtë vendit, DPS fiton në Turqi

FOTO: BТА

Madhësia e shkronjave

“Bullgaria Progresive” kryeson edhe në preferencat e bullgarëve jashtë vendit. Formacioni i Rumen Radev merr 69 903 vota ose 38,15% të të gjithave, me 98,8% të protokolleve të përpunuara të qendrave të votimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

E dyta është “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, e mbështetur nga 41 354 votues ose 22,57%. Vendi i tretë i takon DPS me 15 855 vota dhe 8,65% mbështetje. Partia GERB renditet e gjashta me 4,3% ose 8 459 vota, e tejkaluar nga “Veliçie” me 5,7% (10 508 vota) dhe “Vëzrazhdane” me 5,2% të votave jashtë vendit (9 583 vota).


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova