LAJME

Artikull

Kryeministri në detyrë krahasoi zgjedhjet e fundit me Kryengritjen e Prillit

Hënë, 20 Prill 2026, 11:26

Andrej Gjurov

Andrej Gjurov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Liria nuk është më çështje “a mundemi”, por “çfarë kemi zgjedhur”, shkroi kryeministri në detyrë Andrej Gjurov me rastin e 150-vjetorit të Kryengritjes së Prillit. Ai shtoi se para 150 vjetësh “komitët” e rinj u ngritën në kryengritje që të gjithë bullgarët të kishin të drejtën e zgjedhjes. Sot ne e kemi atë. Dhe e ushtruam, shkroi kryeministri në detyrë. Sipas tij, liria nuk është një zgjim i vetëm. “Ajo është një nevojë për të mbetur zgjuar, për të menduar, për të vigjiluar dhe për të mos heshtur, nëse është e nevojshme të mbrojmë lirinë tonë”.

“Nderim për heronjtë e Kryengritjes së Prillit”, shkroi Gjurov.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova