Artikull
Në 2030, Bullgaria mbetet e fundit në BE për PBB për frymë
Hënë 20 Prill 2026 12:32
Hënë, 20 Prill 2026, 12:32
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Bullgaria pritet të mbetet në vendin e fundit në Bashkimin Evropian për sa i përket PBB-së për frymë edhe në vitin 2030, me një vlerë të parashikuar rreth 28 000 euro. Në renditjen globale, vendi do të tejkalohet nga Turqia, e cila renditet përpara Bullgarisë, Letonisë dhe Greqisë. Parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë rritje të ndjeshme të PBB-së për frymë në Evropë deri në vitin 2030, por pa ndryshime të mëdha në renditje, veçanërisht kur merret parasysh fuqia blerëse.
PBB-ja për frymë mbetet një nga treguesit kryesorë për krahasimin e ekonomive, por rritja e saj nuk do të thotë domosdoshmërisht përmirësim i pozicionit të një vendi, pasi të gjitha ekonomitë zhvillohen paralelisht, thuhet në raportin “World Economic Outlook”, sipas Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA).
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova