POLITIKË

Artikull

Reagime politike nga bota për fitoren e Koalicionit “Bullgaria Progresive”

Hënë, 20 Prill 2026, 17:07

Reagime politike nga bota për fitoren e Koalicionit “Bullgaria Progresive”

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Në një bisedë telefonike menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të 19 prillit, presidenti serb Aleksandër Vuçiç përgëzoi ish-presidentin bullgar Rumen Radev për fitoren e tij në krye të “Bulgaria Progresive”. Kjo bëhet e ditur nga profili i Vuçiçit në Facebook.

FOTO: Facebook/Aleksandar Vučić

“Jam i bindur se këto rezultate do të jenë një mundësi për forcimin e stabilitetit dhe përparimit, si dhe për përmirësimin e bashkëpunimit midis Serbisë dhe Bullgarisë në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe interesave të përbashkëta. Serbia mbetet e përkushtuar ndaj ndërtimit të marrëdhënieve partnere dhe stabilitetit rajonal”, thekson Vuçiç.

Dmitrij Peskov

FOTO: BTA

“Moska i vlerëson pozitivisht deklaratat e kryeministrit të ardhshëm të Bullgarisë, Rumen Radev, për nevojën e një dialogu pragmatik me Rusinë.” Këtë e komentoi para gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, i cituar nga TASS.


 

Antonio Costa

FOTO: AP/BTA

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e përgëzoi Rumen Radev në rrjetin social Blue Sky për fitoren e tij kategorike në zgjedhjet parlamentare të djeshme në Bullgari. "Është kënaqësi t'ju uroj mirëseardhjen përsëri në Këshillin Evropian", shkroi Costa.

"Siç e thashë në bisedën tonë telefonike këtë mëngjes, mezi pres të punojmë së bashku brenda Këshillit Evropian në axhendën tonë të përbashkët për një Evropë të begatë, autonome dhe të sigurt. Ju uroj gjithë të mirat në pozicionin tuaj të ri", shkroi gjithashtu Costa.


Ursula von der Leyen

FOTO: AP/BTA

Fitorja e Radev u përshëndet edhe nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. "Urime Rumen Radev për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare. Bullgaria është një anëtare krenare e familjes evropiane dhe luan një rol të rëndësishëm në adresimin e sfidave tona të përbashkëta. Pres me padurim të punojmë së bashku për prosperitetin dhe sigurinë e Bullgarisë dhe Evropës", shkroi von der Leyen në rrjetin social "X".

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova, Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova, Vesella Mançeva