SPORT

Artikull

Angell Rusev fitoi titullin e tij të gjashtë evropian në peshëngritje

Hënë, 20 Prill 2026, 16:45

Angell Rusev

Angell Rusev

FOTO: wfbulgaria.com

Madhësia e shkronjave

Angell Rusev siguroi për të gjashtën herë radhazi titullin europian në dygarësh, duke triumfuar në kategorinë deri në 60 kg në kampionatin e kontinentit në Batumi, Gjeorgji. Ai mbylli garën me rezultat të përgjithshëm 275 kg dhe la pas vetëm me 1 kg armenin Garnik Cholakyan, i cili deri në provën e fundit dukej favorit për medaljen e artë.

Për shkak të një dëmtimi në gjurin e djathtë që i kishte penguar përgatitjen dy muajt e fundit, Rusev dështoi dy herë në 155 kg, por në daljen e tij të fundit arriti të ngrejë peshën dhe të marrë vendin e parë.

Federata Bullgare e Peshëngritjes thekson se Rusev është bullgari i tretë me gjashtë tituj europianë radhazi në këtë sport, pas Nikollaj Peshallov dhe Joto Jotov.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva