LAJME

Artikull

Bullgaria dëshiron rinegocimin e marrëveshjes së gazit me Botaş

Hënë, 20 Prill 2026, 17:26

Ministri Trajkov

Ministri Trajkov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ministri në detyrë i Energjisë, Trajço Trajkov, njoftoi se palës turke i është dërguar një ftesë për negociata mbi kontratën me Botaş. Propozimet janë përfshirë në një memorandum prej disa faqesh. Ato janë mjaft të specializuara, profesionale dhe mbrojnë interesin bullgar, siguroi Trajkov, sipas BTA‑së.

Agjencia kujton se pak më shumë se një muaj më parë Trajkov kishte njoftuar se ishte takuar në Paris, gjatë një forumi për energjinë bërthamore, me homologun e tij turk Alparslan Bayraktar dhe e kishte ftuar atë të vinte në Sofje. Në atë kohë, ministri tha se pa mirëkuptim dhe gatishmëri nga pala turke për ndryshime në kushtet e kontratës me Botaş, marrëveshja rezulton e pafavorshme për vendin tonë.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva