LAJME

Artikull

Zgjedhjet parlamentare - 19 prill 2026

Presidentja shpreson të mbledhë parlamentin e ri të 52-të javën e ardhshme

Martë, 21 Prill 2026, 09:07

Presidentja shpreson të mbledhë parlamentin e ri të 52-të javën e ardhshme

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Presidentja Ilijana Jotova do të caktojë datën për mbledhjen e parlamentit të sapozgjedhur pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shpallë rezultatet zyrtare.

"Le të presim njoftimin zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve dhe shpalljen e emrave të 240 deputetëve të rinj. Ju e dini që afati është deri më 26 prill. Personalisht, shpresoj që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të jetë gati edhe më herët, kështu që javën e ardhshme ka shumë të ngjarë të ketë një mbledhje të Asamblesë Kombëtare, nuk mund ta them ende datën e saktë", tha presidentja.

Ilijana Jotova e uroi Rumen Radev për fitoren dhe tha se pret që një qeveri të formohet sapo të dorëzohet mandati i parë. Ajo gjithashtu vlerësoi kontributin e votuesve bullgarë në krijimin e shumicës së re, sepse ata besuan në kuptimin e votës së tyre.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva