Artikull
Martë 21 Prill 2026 11:41
Martë, 21 Prill 2026, 11:41
FOTO: Facebook/Nurgyul Salimova
Madhësia e shkronjave
Nurgyl Salimova zuri vendin e tretë midis grave në Kampionatin Evropian Individual të Shahut në Katovicë të Polonisë. Bullgarja 22-vjeçare mblodhi 6.5 pikë në 11 raunde sipas sistemit zviceran, gjë që i dha asaj një pozicion të ndarë të 113-të në renditjen e përgjithshme të turneut të hapur në të cilin burrat dhe gratë renditen së bashku.
Ndër gratë pjesëmarrëse, vetëm dy lojtare performuan më mirë se lojtarja nga fshati Krepça i rrethit të Tërgovishtes(Bullgaria Verilindore), dhe vetëm në treguesit shtesë. Gjithashtu me një aset prej 6.5 pikësh, e para është kampionia evropiane e grave e vitit 2025, Teodora Injac nga Serbia. Ajo është në vendin e 93-të, dhe grekja Stavrula Tsolakidou ndau pozicionin e 108-të.
FOTO: Facebook/Nurgyul Salimova
"Kampionati Evropian Individual i Shahut – i përfunduar. E treta ndër gratë. Përpara drejt qëllimit të radhës. ", shkroi Nurgyl në Facebook.
Momçill Petkov u paraqit si shahisti më i fortë bullgar në kampionatin në Katovicë. Mjeshtri i ri i madh përfundoi në vendin e 36-të midis rreth 500 pjesëmarrësve.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva