Artikull
Martë 21 Prill 2026 19:27
Martë, 21 Prill 2026, 19:27
FOTO: BNR
Madhësia e shkronjave
Të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë midis 4 dhe 9°. Për Sofjen, pritet të jetë 4°. Gjatë ditës do të zhvillohen vranësira dhe në disa vende do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Fenomeni do të jetë më intensiv pas mesditës në rajonet lindore dhe malore, dhe në mbrëmje në rajonet veriperëndimore. Era do të jetë e dobët deri në mesatare nga veriu, në Bullgarinë Lindore nga lindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10 deri në 15°. Në kryeqytet do të jetë rreth 11°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë me vranësira dhe shi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12 deri në 15°. Uji i detit është rreth 12-13°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Në male do të zhvillohen vranësira. Në disa vende do të ketë reshje shiu afatshkurtra, përkohësisht intensive, do të ketë edhe bubullima. Mbi rreth 1200-1400 m shiu do të përzihet dhe do të shndërrohet në borë. Do të fryjë erë e moderuar dhe e fortë veriore, në pjesët më të larta - veriperëndimore. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 4°, në 2000 m do të jetë rreth minus 1°.
Të enjten era do të orientohet nga veriperëndimi dhe do të forcohet. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme, më shpesh të konsiderueshme dhe ende në disa vende, kryesisht në rajonet qendrore dhe malore, do të bien shira të lehtë. Temperaturat minimale do të ulen me 2-3 gradë të tjera, dhe temperaturat e ditës do të rriten pak.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva