Artikull
Martë 21 Prill 2026 14:58
Martë, 21 Prill 2026, 14:58
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Në deklaratën e tij të parë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Bojko Borisov, lider i GERB-it, i cili shënoi rezultatin më të dobët në zgjedhje, e uroi Rumen Radevin për fitoren e “Bullgarisë Progresive” dhe njoftoi se GERB-SDS do të jetë një opozitë konstruktive në parlamentin e ri. “Përpara Radevit qëndron një qeverisje e njëanshme, ndërsa në GERB nuk shtrohet çështja e dorëheqjes së liderit”, theksoi gjithashtu Borisovi. Ai pranoi humbjen në zgjedhje dhe faktin se bashkëpunimi me DPS-në dhe Deljan Peevskin, si edhe zhvendosja majtas e GERB-it, kanë qenë shkatërruese për partinë. Partia nuk do të lejojë më kompromise dhe pjesëmarrje në koalicione pa parime, deklaroi ai me vendosmëri. Sipas tij, partia do të nisë një proces rikthimi drejt profilit të saj antikorrupsion dhe të qendrës së djathtë.
Bilanci i rezultateve të GERB-it është humbja e njëqind mijë votave nga “miqësia”, siç e quajti ai, me DPS-në, dhe edhe njëqind mijë të tjera nga bashkëpunimi me PP-DB. Megjithatë, është arritur anëtarësimi i plotë në zonën Shengen dhe në zonën e euros, përmblodhi Bojko Borisovi.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova