LAJME

Artikull

Amnesty International paraqet vlerësimin e saj për të drejtat e njeriut

Martë, 21 Prill 2026, 15:19

Amnesty International paraqet vlerësimin e saj për të drejtat e njeriut

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Presioni mbi gazetarët, organizatat e shoqërisë civile, gratë dhe komunitetet e cenueshme në Bullgari vazhdon në vitin 2025, thotë analiza e Amnesty International "Gjendja e të Drejtave të Njeriut në Botë" për vitet 2025–2026, e prezantuar në Klubin Kombëtar të Shtypit të BTA-së nga Najden Rashkov, Drejtor i Amnesty International Bullgari.

Analiza mbulon 144 vende dhe përshkruan dimensionin kombëtar të të drejtave të njeriut.

Personat rom dhe LGBTI vazhdojnë të jenë subjekt i diskriminimit të përhapur, sipas përfundimeve të raportit. Qasja në strehim, arsim, punësim dhe kujdes shëndetësor është e vështirë. Si shembull negativ, raporti citon dëbimin me forcë të dhjetëra familjeve në Sofje në Pashkët e vitit 2025, në kundërshtim me urdhrat e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Raporti gjithashtu paraqet deficite në aspektin e të drejtave të migrantëve dhe refugjatëve, kujdesit për personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit, shtoi Amnesty.

 

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva