LAJME

Artikull

Nejnski: Një Ukrainë sovrane është me rëndësi kyçe për sigurinë e Evropës

Martë, 21 Prill 2026, 16:49

Nadezhda Nejnski

Nadezhda Nejnski

FOTO: MPJ

Madhësia e shkronjave

Ministrja e Punëve të Jashtme, Nadezhda Nejnski, përfaqësoi Bullgarinë në mbledhjen e sotme të Këshillit “Punët e Jashtme” të Bashkimit Evropian në Luksemburg, kushtuar situatës në Ukrainë, Lindjen e Mesme, Kaukazin Jugor dhe Sudan.

“Lufta në Iran dhe në Ukrainë janë të ndërlidhura dhe formojnë një hark paqëndrueshmërie që përfshin Evropën dhe Lindjen e Mesme. Këto konflikte paralele rrezikojnë të shterojnë burimet dhe të krijojnë mundësi për veprime të koordinuara kundër rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Në këtë kontekst, është thelbësore të punojmë për qëndrime të përbashkëta në BE dhe në NATO, pasi çdo fragmentim dobëson përgjigjen tonë kolektive”, deklaroi Nejnski në forum.

Sipas saj, rezultati më i rëndësishëm nga kontaktet e fundit dypalëshe është nënshkrimi i Marrëveshjes 10-vjeçare për bashkëpunim në fushën e sigurisë ndërmjet Bullgarisë dhe Ukrainës. “Një Ukrainë sovrane, e qëndrueshme dhe e sigurt është me rëndësi kyçe për sigurinë e Evropës në tërësi”, theksoi ministrja e jashtme bullgare.


Redaktoi: Miglena  Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova