EKONOMI

Artikull

Trajkov: Me ndryshim, kontrata me “Botash” mund të jetë në dobi të Bullgarisë

Martë, 21 Prill 2026, 18:44

Trajço Trajkov

Trajço Trajkov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kontrata me kompaninë turke “Botash” mund të ndryshohet në mënyrë që të jetë në dobi të Bullgarisë. Këtë e deklaroi para gazetarëve ministri i përkohshëm i energjisë, Trajço Trajkov, në kuadër të konferencës “Energjia e së Nesërmes 2026” në Sofje. “Aktualisht përdorimi i kësaj kontrate është shumë i kushtueshëm, prandaj nuk përdoret, përveç nëse ka mundësi për diçka tjetër. Por unë mendoj se filozofia e kontratës jep mundësi që, duke rregulluar parametrat, ajo të jetë me përfitim të madh – jo vetëm për Bullgarinë, por edhe për rajonin, si dhe në lidhje me planet për ndërprerjen e furnizimeve të çdo gazi natyror rus nga viti i ardhshëm”, komentoi ai.

Dje, Trajkov njoftoi se u dërgua një ftesë për Turqinë për negociata lidhur me kontratën e nënshkruar me “Botash”. Në shkurt ai bëri të ditur se Bullgaria aktualisht nuk kryen pagesa sipas kësaj kontrate me kompaninë turke, gjë që mund të çojë në reagime nga pala turke.


Redaktoi: Miglena  Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova