Artikull
Mërkurë 22 Prill 2026 04:52
Mërkurë, 22 Prill 2026, 04:52
Millen Mitev dhe Robert Shvarc
FOTO: Irina Nedeva
Madhësia e shkronjave
Më 22 dhe 23 prill 2026, Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) janë bashkërisht mikpritës të një prej ngjarjeve më të mëdha dhe më prestigjioze në kalendarin e Bashkimit Evropian të Radios dhe Televizionit (EBU) – Samiti Mediatik. Ngjarja do të hapet zyrtarisht në orën 14:00 në Sofja Tek Park nga presidentja e Republikës së Bullgarisë, Ilijana Jotova, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Bashkimit Evropian të Radios dhe Televizionit, Zhan Filip de Tender, drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Millen Mitev, dhe drejtoresha e përgjithshme e BNT-së, Millena Milotinova.
150 delegatë nga 47 organizata mediatike do të marrin pjesë në forum.
Në prag të takimit, një intervistë për BNR dhanë drejtori ekzekutiv i BNR-së, Millen Mitev, dhe Robert Shvarc, drejtor ekzekutiv i Radios Publike të Rumanisë. Ndër tendencat shqetësuese në sektor, Robert Shvarci veçoi përpjekjet për të marrë nën kontroll mediat publike përmes problemeve buxhetore dhe emërimeve të caktuara. “Duhet të garantohet financim i pavarur, i cili të mundësojë zhvillimin strategjik të mediave publike”, u shpreh me vendosmëri Millen Mitevi.
Theksi në punën e forumit do të jetë e ardhmja e mediave publike – qëndrueshmëria e tyre, roli shoqëror, transformimi digjital dhe qëndrimi i përbashkët ndaj platformave teknologjike globale.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova