Artikull
Fillon riparimi në pikën kufitare “Kalotina” që do të zgjasë deri në korrik
Mërkurë 22 Prill 2026 10:14
Mërkurë, 22 Prill 2026, 10:14
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku në pikat kufitare me Turqinë “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo” është jashtëzakonisht i ngarkuar në dalje për automjetet e rënda, njoftuan nga Policia Kufitare. Në pikën kufitare Ruse – Gjurgju po kryhen punime riparimi në pjesën bullgare të strukturës së urës. Qarkullimi rregullohet në një korsi.
Fillon modernizimi i rrugës së kategorisë së parë në zonën e pikës kufitare “Kalotina”. Për realizimin e punimeve ndërtimore, nga 22 prilli do të kufizohet lëvizja dhe trafiku do të zhvillohet në të dy drejtimet në një korsi. Afati i parashikuar për përfundimin e punimeve është deri në mesin e korrikut.
Qarkullimi në pikat dhe kalimet e tjera kufitare të vendit mbetet normal.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova