SPORT

Artikull

Vazhdon paraqitja dinjitoze e Bullgarisë në kampionatin evropian të mundjes

Mërkurë, 22 Prill 2026, 10:31

Vazhdon paraqitja dinjitoze e Bullgarisë në kampionatin evropian të mundjes

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kampioni olimpik i Parisit 2024, Semen Novikov, u dëmtua dhe nuk arriti të fitojë finalen e dytë radhazi në kampionatin evropian në Tiranë, dhe mbeti me medaljen e argjendtë. 28-vjeçari me origjinë ukrainase dhe me pasaportë bullgare u mund në ndeshjen për medaljen e artë nga çeçeni me pasaportë daneze, Turpall Bisulltanov, me rezultatin 8:4. Që në fillim, gjatë një sulmi të Bisulltanovit, Novikov pësoi një dëmtim të rëndë në zonën e brinjëve dhe mezi e përfundoi ndeshjen, duke mos arritur ta përmbysë rezultatin në favor të tij. Menjëherë pas finales, Semen, i cili kishte edhe një hundë të thyer, shkoi për kontroll mjekësor për vendosjen e një diagnoze të saktë.

Më herët sot, Stefan Grigorov i solli medaljen e parë Bullgarisë në këtë kampionat të kontinentit të vjetër, duke fituar bronzin në kategorinë deri në 55 kg në stilin klasik.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova