EKONOMI

Artikull

Udhëheqësja e Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerëson Bullgarinë

Mërkurë, 22 Prill 2026, 11:09

Kristalina Georgieva

Kristalina Georgieva

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Drejtoresha ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, e vlerësoi lart anëtarësimin e qetë të Bullgarisë në eurozonë. “Le të themi së pari urime për hyrjen në eurozonë! Më parë kishte shumë zëra që mendonin se kjo do të ishte një tronditje negative. Ajo që unë shoh është – dhe për këtë mund të krenohen qytetarët bullgarë, biznesi bullgar, banka qendrore dhe qeveria – se në mënyrë shumë të qetë dhe pa stres, Bullgaria u bë pjesë e eurozonës”, tha Georgieva në një intervistë për BTA. “Ajo që ka Bullgaria dhe që mungon në disa vende të tjera është se bullgari di të kursejë, dhe është shumë e rëndësishme që kursimet e tij të punojnë për vendin dhe ekonominë e tij”, thekson Georgieva. Ajo shtoI se është e rëndësishme që BE të arrijë objektivin për krijimin e një bashkimi të kursimeve dhe investimeve, por edhe vetë Bullgaria të ketë një treg kapitali tërheqës dhe që funksionon mirë, rekomandon Georgieva.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova