LAJME

Artikull

Një fragment i relikteve të Shën Llazarit Bullgar mbërrin në Sofje

Mërkurë, 22 Prill 2026, 16:10

Një fragment i relikteve të Shën Llazarit Bullgar mbërrin në Sofje

FOTO: stolica.bg

Madhësia e shkronjave

Me bekimin e Shenjtërisë së Tij, Mitropolitit të Sofjes dhe Patriarkut Bullgar Daniil, një fragment i relikteve të Shën Dëshmorit të Ri Llazarit Bullgar nga manastiri "Shën Nikollaj i Mirës, Mrekullibërësi" në ishullin Andros (Greqi) mbërin në Sofje për nderim më 22 prill.

Me ndihmën e fondacionit "Trashëgimia Ortodokse", Gjenevë (Zvicër), reliktet do të ekspozohen për nderim në katedralen metropolitane "Martirja Shën е Diela" më 22 dhe 23 prill (e mërkurë dhe e enjte). 

Programi fillon sot në orën 18:00 në tempullin e kryeqytetit me Shërbesën e Mbrëmjes për festën e Shën Martirit të Ri Llazar Bullgar.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva