Artikull
Pas 3 vitesh, Borisllav Sarafov dha dorëheqjen si kryeprokuror i përkohshëm
Mërkurë 22 Prill 2026 15:32
Mërkurë, 22 Prill 2026, 15:32
Borisllav Sarafov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kryeprokurori i përkohshëm, Borisllav Sarafov, paraqiti dorëheqjen, e cila hyn në fuqi më 22 prill. Deri më tani, anëtarët e organeve të drejtësisë refuzonin ta zëvendësonin, me arsyetimin se ai ndodhej në një situatë të trashëguar dhe se ndryshimet në ligj të miratuara nga parlamenti nuk zbatoheshin për të. Kundër qëndrimit të Sarafovit në detyrë u organizuan protesta të vazhdueshme nga forca politike dhe organizata jofitimprurëse. Sarafovi do të rikthehet në postin e tij si zëvendëskryeprokuror dhe drejtues i Shërbimit Kombëtar të Hetimit.
Vanja Stefanova
FOTO: BTA
Kolegji i Prokurorëve pranë Këshilli i Lartë Gjyqësor caktoi Vanja Stefanova si ushtruese të detyrës së kryeprokurores në vend të Borisllav Sarafov për 6 muajt e ardhshëm. Vendimi u mor njëzëri dhe pa debat. Ai mund të ankimohet brenda një afati prej 14 ditësh. Deri më tani, Vanja Stefanova ushtronte detyrën e zëvendëskryeprokurores, pasi u emërua në këtë post me propozim të Borisllav Sarafov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrovl
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova