LAJME

Artikull

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 19 prillit do të shpallen më 23 prill

Enjte, 23 Prill 2026, 04:00

Kamelija Nejkova

Kamelija Nejkova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Më 23 prill, Komisioni Qendror i Zgjedhje (KQZ) do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Asamblenë e 52-të Kombëtare, pas ri-futjes së të dhënave. Dhe të shtunën, më 25 prill, emrat e deputetëve në parlamentin e ri do të bëhen të qartë gjithashtu, njoftoi Kryetarja e KQZ-së Kamelia Nejkova.

Sipas Kodit Zgjedhor, KQZ-ja duhet të shpallë votat e marra dhe shpërndarjen e mandateve midis partive dhe koalicioneve jo më vonë se katër ditë pas ditës së zgjedhjeve - të enjten, dhe emrat e përfaqësuesve të zgjedhur - jo më vonë se shtatë ditë pas ditës së zgjedhjeve - të dielën.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva