Artikull
Riparimi i Urës së Danubit pranë Ruses pritet të përfundojë në qershor
Mërkurë 22 Prill 2026 18:25
Mërkurë, 22 Prill 2026, 18:25
FOTO: mrrb.government.bg
Madhësia e shkronjave
Riparimi kryesor i Urës së Danubit pranë Ruses po kryhet në kohë. Kjo u bë e qartë gjatë një vizite në vend nga Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike Nikollaj Najdenov.
Puna ka filluar në 320 metrat e fundit të objektit, në korsinë drejt Rumanisë, më 14 prill 2026. Data e parashikuar e përfundimit të riparimit është qershori 2026.
Riparimi kryesor i Urës së Danubit filloi më 10 korrik 2024 dhe po kryhet pa ndalur trafikun. Rruga e objektit në territorin bullgar ka një gjatësi totale prej 1,057 km. Që nga vënia në punë në vitin 1954, deri më tani nuk është kryer një rehabilitim i tillë, tregon Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva