Artikull
Parashikimi i motit për 23 prillin 2026
Do të mbajë mot i paqëndrueshëm, me reshje në zonat malore dhe në jugperëndim, si dhe ngrica në verilindje
Mërkurë 22 Prill 2026 19:03
Mërkurë, 22 Prill 2026, 19:03
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të enjten temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 2 dhe 7°. Për Sofjen pritet të jenë rreth 3°. Në rajonet verilindore do të ketë kushte për formimin e ngricave. Gjatë ditës vranësirat do të jenë të ndryshueshme, shpesh duke u pakësuar deri në mot kryesisht me diell. Në Bullgarinë Jugperëndimore moti do të mbetet i vranët me reshje shiu, të cilat deri në fund të ditës do të pushojnë. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në Rrafshin e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Epërme të Trakisë përkohësisht e fortë nga perëndim–veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 14 deri në 19°. Në kryeqytet rreth 13°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi vranësirat do të shpërbëhen, me mundësi për reshje lokale. Temperaturat maksimale do të jenë nga 14 deri në 16°. Temperatura e ujit të detit është rreth 12–13°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2 ballë.
Në zonat malore do të mbajë mot me vranësira dhe në disa vende do të ketë reshje dëbore, ndërsa nën 1200 metra reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 5°, ndërsa në 2000 m rreth minus 2°.
Të premten gjasat për reshje do të ulen, por megjithatë janë të mundshme reshje të dobëta dhe të izoluara, kryesisht në zonat malore. Temperaturat ditore do të rriten, ndërsa në ultësira maksimalet do të arrijnë dhe do të tejkalojnë 20°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova