KULTURË

Artikull

“Misteri i zërave bullgarë” me koncert në zemrën e BE-së

Enjte, 23 Prill 2026, 18:20

“Misteri i zërave bullgarë” me koncert në zemrën e BE-së

FOTO: Misteri i Zërave Bullgarë

Madhësia e shkronjave

Kori femëror bullgar me famë botërore “Misteri i zërave bullgarë” do të mbajë koncert në Qendrën e njohur belge të Arteve BOZAR. Ngjarja në Bruksel është më 26 prill 2026 nga ora 20:00.

Prej më shumë se 70 vitesh kori femëror bullgar pushton skenën ndërkombëtare me tingullin e tij unik, të papërsëritshëm dhe interpretimet mbresëlënëse të muzikës popullore bullgare. Popullariteti i tij botëror fillon me publikimin e një albumi nga etnomuzikologu dhe producenti zviceran Marsel Selie, i vlerësuar me çmimin “Grammy”. Që atëherë, ansambli ka mbi 1500 koncerte në të gjithë botën dhe bashkëpunime me artistë si Kate Bush dhe U2.

Koncerti i 26 prillit në kryeqytetin belg do të paraqesë ritmet komplekse, të pabarabarta, karakteristike për folklorin bullgar dhe traditën vokale mbresëlënëse, të cilat e shndërrojnë “Misterin e zërave bullgarë” në një nga fenomenet kulturore më të njohura të Bullgarisë në botë.

Publiku në kryeqytetin belg do të mund të shijojë një përjetim të jashtëzakonshëm, i cili rikrijon pasurinë e ritmeve dhe emocionin e traditës folklorike bullgare.


Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski