Enjte 23 Prill 2026 09:33
Enjte, 23 Prill 2026, 09:33
Kirill Millov
FOTO: Facebook/Bulgarian Wrestling Federation
Madhësia e shkronjave
Kirill Millov fitoi
titullin e parë të Bullgarisë në Kampionatin Evropian të Mundjes në Tiranë. Ai
mundi hungarezin Alex Soke 3:1 në ndeshjen finale në kategorinë 97 kg në stilin
klasik.
Kjo është medalja e parë e
artë për garuesit bullgarë në turne. Kampioni olimpik Semen Novikov fitoi një
medalje argjendi në 87 kg, dhe Stefan Grigorov fitoi bronz në 55 kg.
Kampioni tre herë evropian Kirill Millov e nisi turneun fuqishëm dhe në fillim mundi polakun Gerard Kurniczak me një rezultat vendimtar 9:0. Në rrugën e tij drejt titullit, ai mposhti Kiryl Maskevich nga Bjellorusia, Lukas Lazogianis nga Gjermania dhe rusin Artur Sargsian.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva