Artikull
Trafik i rënduar në dy pika kontrolli kufitar në kufirin me Turqinë
Enjte 23 Prill 2026 11:10
Enjte, 23 Prill 2026, 11:10
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku në pikat e
kontrollit në kufirin me Turqinë “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo” në dalje për
kamionë është jashtëzakonisht i rënduar, njoftoi “Policia Kufitare”. Trafiku
është normal në pikat e tjera të kontrollit kufitar.
Në kufirin me Greqinë,
automjete deri në 3.5 ton kalojnë gjithashtu në pikat kufitare “Rudozem”, “Zllatograd”,
“Makaza” dhe “Ivajllovgrad”. Makina pasagjerësh, autobusë dhe kamionë kalojnë
nëpër pikat kufitare “Ilinden”, “Kullata” dhe “Kapitan Petko Vojvoda”. Në pikën
kufitare “Ruse – Giurgiu” në kufirin me Rumaninë, po kryhen punime riparimi në
pjesën bullgare të objektit të urës. Trafiku po rregullohet.
Njësitë e “Sigurisë nga
Zjarri dhe Mbrojtjes së Popullsisë” u janë përgjigjur 77 raportimeve për
aksidente gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Brendshme. Një person u
plagos, 43 zjarre u shuan – 18 prej tyre me dëme materiale. U kryen 31
operacione shpëtimi dhe ndihme.
Në 24 orët e fundit,
ndodhën 11 aksidente të rënda me dy viktima dhe 21 të plagosur, njoftoi
Ministria e Brendshme. Në Sofje pati 33 aksidente të vogla rrugore. Që nga fillimi
i vitit, ka pasur 1542 aksidente me 1928 të plagosur dhe 112 vdekje.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva