Artikull
Regjistrimet e makinave të reja në Bullgari rriten me 6.2%
Enjte 23 Prill 2026 12:15
Enjte, 23 Prill 2026, 12:15
FOTO: Ani Petrova, BNR
Madhësia e shkronjave
Regjistrimet e makinave të reja në Bullgari u rritën me 6.2% në mars 2026 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kjo do të thotë se këtë muaj u regjistruan 4481 makina.
Rritja i detyrohet kryesisht automjeteve të elektrizuara. Numri i makinave elektrike u rrit me 60.8% deri në 349 njësi, hibridet plug-in - me 110% në 82 njësi, dhe hibridet - me 106% në 231 njësi.
Makinat me benzinë shënuan një rënie prej 3.7%, ndërsa makinat me naftë u rritën me 22.4%.
Në tremujorin e parë të vitit, në Bullgari u regjistruan 11 606 makina të reja, që përfaqëson një rënie prej 1.2% në bazë vjetore. Të dhënat tregojnë se pavarësisht marsit më të fortë, tregu në Bullgari mbetet pak nën nivelet e së njëjtës periudhë në vitin 2025.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva