Artikull
Parashikimi i motit për 24 prillin
Mot kryesisht me re në ditën e fundit të punës
Enjte 23 Prill 2026 20:05
Enjte, 23 Prill 2026, 20:05
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Natën dhe nesër, 24 prill, moti do të jetë me erë të
moderuar, në Fushën e Danubit dhe Bullgarinë Lindore përkohësisht të fortë
nga perëndimi-veriperëndimi. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme, para
mesditës - shpesh duke u zvogëluar në mot kryesisht me diell. Temperaturat
minimale do të jenë midis 4° dhe 9°, dhe ato maksimale - midis 16° dhe 21°. Në
Sofje, temperatura minimale do të jetë rreth 6°, ajo maksimale - rreth 17°.
Në male, vranësirat do të
jenë të ndryshueshme, shpesh duke u zvogëluar në mot kryesisht me diell. Do të
fryjë erë e moderuar dhe e fortë nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura
maksimale në 1200 m do të jetë rreth 11°, në 2000 m - rreth 4°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi,
vranësirat do të jenë të ndryshueshme, duke u zvogëluar në kryesisht me diell.
Do të fryjë erë e moderuar, përkohësisht e fortë nga perëndimi-veriperëndimi.
Temperaturat maksimale do të jenë midis 14° dhe 17°, uji i detit - 12°-13°. Dallgëzimi
i detit do të jetë 2-3 ballë.
Gjatë fundjavës do të jetë kryesisht me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Probabiliteti i reshjeve do të jetë i vogël. Temperaturat do të rriten më tej të dielën, minimalet do të jenë midis 5° dhe 10°, dhe maksimalet - midis 20° dhe 25°. Në fund të ditës të dielën era do të forcohet dhe do të orientohet nga veriu, me të do të depërtojë për një kohë të shkurtër ajër i ftohtë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva