LAJME

Artikull

Qytetarët protestuan duke kërkuar dënime efektive për abuzuesit e kafshëve

Enjte, 23 Prill 2026, 13:28

Qytetarët protestuan duke kërkuar dënime efektive për abuzuesit e kafshëve

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qytetarët protestuan para ndërtesës së Gjykatës së Qytetit të Sofjes duke kërkuar dënime efektive për abuzimin me kafshët. Çështja kundër Gabriella Sashova dhe Krasimir Georgiev, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal që ka praktikuar mizori dhe ka shkaktuar vdekjen e vertebrorëve dhe pastrim parash, po zhvillohet atje. Të dy u arrestuan në mars të vitit 2025 për filmimin e videove të abuzimit me kafshët.

"Jemi këtu për t'ju kujtuar kërkesën tonë për dënime të rënda, nuk e kemi harruar dhe i kemi përcaktuar qartë kufijtë e tolerancës", tha Anzhela Musavi, një nga protestueset. Sipas saj, zoopolicia nuk po funksionon ashtu siç duhet.

Themeluesi i organizatës "Meço i prijatelji" (“Arushi dhe Miqtë”) Zllatin Mlladenski - një nga organizatorët e protestës - tha se abuzimi me kafshët ndodh çdo ditë dhe për këtë arsye është e rëndësishme të ketë dënime të rënda. Ai gjithashtu komentoi për zoopolicinë, duke e quajtur atë një "pro forma". Sipas tij, numri i zoopolicisë së trajnuar nuk është i mjaftueshëm.

“Parandalimi i dhunës ndaj kafshëve përmes fushatave edukuese për trajtimin human të tyre është i domosdoshëm, veçanërisht pasi pothuajse gjithmonë përshkallëzohet në dhunë ndaj njerëzve”, shtoi ai.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva