EKONOMI

Artikull

Mbi 21% e bullgarëve kanë qenë nën pragun e varfërisë në vitin 2025

Enjte, 23 Prill 2026, 15:04

Mbi 21% e bullgarëve kanë qenë nën pragun e varfërisë në vitin 2025

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në vitin 2025, kufiri i varfërisë për gjithë vendin ka qenë 866,67 leva mesatarisht në muaj për person në një familje. Nën këtë prag kanë qenë 1 368 700 persona, ose 21,2% e popullsisë së vendit. Këto të dhëna i bën të ditura Instituti Kombëtar i Statistikave, të publikuara sot.

Në krahasim me vitin 2024, niveli i pragut të varfërisë është rritur me 13,5%, ndërsa përqindja e popullsisë së varfër është ulur me 0,5 pikë përqindjeje.

Përqindja e personave të varfër mbi moshën 18 vjeç është më e larta tek të papunët (55,1%). Ndërsa tek të punësuarit në këtë grupmoshë, 11,8% jetojnë nën pragun e varfërisë. Pjesa më e madhe e të punësuarve të varfër ka arsim fillor ose nuk ka arsim (47,2%).

 

Redaktoi: Miglena  Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

 

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova